Telegrafi

Clinton alarmon për rritjen e çmimeve të ushqimeve

Clinton gjatë një takimi në FAO, Agjencia e OKB-së dhe Ushqimit e Bujqësisë, tha se nevojitet veprim i menjëhershëm për të parandaluar krizat e viteve 2007 e 2008 që çuan në protesta në shumë vende.

Pasojat e mosveprimit sipas Clinton mund të jenë të rënda.

OKB-ja llogarit se 44 milionë njerëz kanë rënë në varfëri që nga qershori i kaluar për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve. /Telegrafi/