Telegrafi

Clint Eastwood rikthehet si aktor në moshën 88-vjeçare me filmin “The Mule”

Çdo film që e prodhon, thuhet se do të jetë i fundit në karrierë i Clint Eastwoodit.

Ky i fundit është në moshë të shkuar dhe katër herë fituesi i çmimit, duket se nuk e ka ndërmend të pensionohet.

Madje, aktorin, regjisorin dhe producentin 88-vjeçar do ta shohim edhe në një film hollivudian me titull, “The Mule”.

Filmi bazohet në një ngjarje të vërtetë të një të moshuari 80-vjeçar, i njohur me emrin Earl Stone, i cili në këtë moshë detyrohet që të punojë si transportues i drogës për një kartel meksikan pasi që kishte mbetur i pastrehë dhe pa para.

Ngarkesat sa vinin dhe rriteshin dhe kjo bën që të tërheq vëmendjen e një prej agjentëve të anti-drogës, DEA-s, Colin Bates, i cili interpretOHET nga Bradley Cooper.

Lexo po ashtu Libri rreth jetës së Clint Eastwoodit zbulon sekrete të Hollywoodit

Filmi pritet të ketë të njëjtin sukses si Gran Torino në 2008, i cili fitoi 148 milionë dollarë.

Ndryshe, theksojmë se filmi në kinematë amerikane do të dalë më 14 dhjetor të këtij viti. /Telegrafi/