Telegrafi

Cliff: Serbët të dalin në zgjedhjet e nëntorit

Diplomati britanik tha se marrëveshja Prishtinë-Beograd për normalizimin e raporteve, i ofron mbrojtje serbëve përmes Asociacionit të Komunave Serbe, të cilin e përkrah edhe qeveria e Serbisë.

Çdo marrëveshje tjetër e cila nuk nënkupton ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, sipas tij, do të ishte e keqe për rajonin dhe shtete fqinje, transmeton Rel.

Ambasadori Cliff tha se në Ballkan ekzistojnë dy parime për stabilitetin.

“Ato janë integriteti territorial dhe parimi i vetëvendosjes. Andaj, ne mbështesim integritetin territorial të Kosovës në kufijtë që kishte në ish-Jugosllavi. Për këtë arsye, banorët e veriut të Kosovës duhet të jenë nën ombrellën e Kosovë”, citohet të ketë thënë Cliff në një intervistë për televizionin Most. /Telegrafi/