Telegrafi

Clichy: Nuk shqetësohemi për skuadrat tjera

“Nuk na intereson se çfarë bëjnë skuadra tjera. Ne duhet ta luajmë lojën tonë dhe të marrim sa më shumë pikë që është e mundur”, ka thënë mbrojtësi francez për faqen zyrtare të Arsenalit.

Të dielën Arsenali barazoi përballë West Hamit edhe pse avanconte me rezultat prej 2-0, ndërsa Clichy thotë se Topçinjtë duhet të mësojnë nga ky gabim dhe të mos e përsëritin të njëjtën gjë në ndeshjen e të mërkurës në League Cup, kundër Liverpoolit. /Telegrafi/