Cleveland Cavaliers është kualifikuar në finale të madhe të NBA, pasi ka përfunduar me sukses serinë ndaj Toronto Raptors me rezultat 4-2 në fitore, me triumfin vendimtar i cili erdhi pikërisht në tokën kanadeze me rezultat 113-87.
Clevelandi u besua se do të ketë edhe më shumë probleme me Toronton pasi këta të fundit fituan dy ndeshjet në shtëpi.
Megjithatë, LeBron James nuk ishte në disponim t’i lë llogaritë e hapura dhe mbylli gjithçka në Toronto.
33 pikë, 11 kërcime dhe 6 asistime të e bënë Kingun më të mirin e këtij takimi, përcjellë nga Kyrie Irving me 30 pikë e 9 asistime.
Kjo është finalja e gjashtë e madhe radhazi për LeBron James.
Cleveland Cavaliers pret në finalen e madhe të NBA fituesin e duelit Oklahoma City Thunder – Golden State Warriors, ku aktualisht seria është 3-2 në fitore për Oklahomën, me sfidën e ardhshme që zhvillohet në OKC. /Telegrafi/