Cleveland Cavaliers po vazhdojnë shkëlqimin, teksa kanë marrë fitoren e tetë radhazi në NBA.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri John-Blair Bickerstaff ka pësuar humbje në ndeshjen e parë, derisa më nuk di për disfatë duke marrë tetë fitore të njëpasnjëshme.
Lakers ishte ‘viktima’ e radhës për Cavs që triumfuan në Staples Center me 14 pikë diferencë 100:114
Donovan Mitchell ishte fantastik për mysafirët pasi e mbylli ndeshjen me 33 pikë, pesë kërcime e dy asistime.
Me lojë të mirë te Cavs u dalluan edhe Darius Garland me 24 pikë e shtatë asistime, derisa Jarrent Allen shtoi 16 të tjera dhe 12 kërcime.
LeBron James si gjithmonë ishte më i miri te Lakers me 27 pikë, derisa Anthony Davis e Russell Westbrook shtuan nga 19 të tjera, por që ishin të pamjaftueshme për fitore.
Cavs mbeten në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes me bilanc 8-1, derisa Lakers janë në vendin e parafundit në perëndim me vetëm dy fitore e shtatë humbje. /Telegrafi/