Telegrafi

Cleveland realizon edhe fitoren e katërt rresht (Video)

Mbrëmë dhe sot pasmesnate janë luajtur nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në NBA.

Cleveland Cavaliers ka triumfuar kundër Houston Rockets me rezultat 128:120 duke siguruar fitoren e katërt rresht në po aq ndeshje në kampionatin e ri.

Rezultatet e arritura në ndeshjet e pasmesnatës

Kyrie Irving ishte koshashënuesi më i dalluar te vendasit me 32 pikë. LeBron James përfundoi takimin me ‘double-double’ prej 19 pikëve, 13 kërcimeve dhe 8 asistimeve, transmeton Telegrafi.

Te Rockets me lojë të mirë u dallua James Harden, i cili realizoi ‘double-doubl’ në saje të 41 pikëve dhe 15 asistimeve.

Ndeshjen e radhës Cleveland e zhvillon kundër Boston Celtics, derisa Rockets ndeshet me New York Knicks. /Telegrafi/