Site icon Telegrafi

Cleveland nuk e lejon Golden Statet të bëhet kampion (Video)

Edhe pse në çdo kontakt me topin ai fishkëllehej nga publiku vendas, LeBron James, ka treguar se sa i madh është sot kur me bashkëlojtarin Kyrie Irving kanë shënuar bashkë 82 pikë ndaj kampionit në fitoren 112-97 si mysafir në California.

Rezultati final tashmë ngushtohet në 3-2 në të mirë të Warriors, derisa seria bartet në Cleveland.

“Ne erdhëm këtu për të vazhduar stinorin dhe për t’ia dhënë mundësinë vetes që të luftojmë edhe disa ditë për titull,” ka thënë James pas ndeshjes për mikrofonët e nba.com.

Dyshja në fjalë janë bërë dyshja e parë në histori të finaleve të NBA-së që ka arritur të shënojë mbi 40 pikë në ndeshje.

James përfundoi ndeshjen me 41 pikë, 16 kërcime e 7 asistime, ndërsa ylli i suspenduar i Warriorsave Draymond Green, u tregua se është mungesë e rëndësishme për skuadrën.

Klay Thompson shënoi 37 pikë prej të cilave 6 treshe, ndërsa Stephen Curry qëlloi 25 pikë prej të cilave 5 treshe, shto këtu edhe 7 kërcime e 4 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=G9qWJeqbT28

Exit mobile version