Telegrafi

Cleveland fiton te Sacramento, Westbrook me triple-doublen e 19-të në humbje (Video)

Cleveland Cavaliers i është kthyer fitores te Sacramento me rezultat 120-108, kurse as triple double i 19-të nuk ndihmoi Oklahmoën që të mposhtë Minnesotan në udhëtim me rezultat 96-86.

Cavaliers pas humbjes nga Portland kërkuan vetëm fitore në duelin ndaj Sacramentos.

Duke ditur që po afrohet ndeshja e dytë ndaj Golden States, ishte e pashmangshme nevoja që LeBron të shkëlqejë në këtë takim.

LeBron arriti 16 pikë e 15 asistime që është shifra më e lartë e asistimeve të tij në karrierë në një ndeshje, teksa atë e përcolli Kevin Love me 15 pikë e 18 kërcime Irving shtoi 26 pikë e pesë asistime në këtë takim.

https://www.youtube.com/watch?v=wLWF5yPloIM

Në anën tjetër, Russell Westbrook me 21 pikë, 11 kërcime dhe 12 asistime u mundua që të çojë skuadrën e tij drejt një tjetër fitore te Minesota, por kjo ishte e pamundur.

Shkëlqeu Karl Anthony Towns me 29 pikë e 17 kërcime, i shoqëruar nga Andreë Wiggins me 19 pikë.

Cavaliers mbanë pozitën e parë në konferencën e lindjes dhe të hënën zhvillon duelin e dytë epik sezonal ndaj Golden State. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Uprbb_tyOq8