Telegrafi

Cleveland fiton spektaklin ndaj Celtics pas vazhdimeve, Lakers pësojnë edhe humbjen e pestë radhazi

Është zhvilluar një tjetër xhiro në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Padyshim që ndeshja më spektakolare është zhvilluar në TD Garden të Bostonit, ku Celtics janë mposhtur nga Cleveland Cavaliers pas vazhdimeve me nëntë pikë diferencë 123:132.

Caris LeVert dhe Donovan Mitchell kanë qenë të jashtëzakonshëm për Cavaliers, pasi të dy së bashku shënuan 82 pikë, nga 41 për gjithsecilin.

Me lojë të mirë te fituesit u dallua edhe Evan Mobley që shtoi 19 pikë e 10 kërcime, derisa Jarent Allen shtoi 12 pikë e 11 kërcime.

Te vendasit më të dalluarit ishin dyshja Jaylen Brown e Jayson Tatum që shtuan nga 32 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

Vazhdon kriza e madhe e rezultateve të Lakers, që kanë pësuar edhe humbjen e pestë radhazi në po aq ndeshje.

Gjgianti amerikan i basketbollit është mposhtur nga Minnesota Timberwolves me nëntë pikë diferencë 111:102, duke konfirmuar krizën që po kalon. /Telegrafi/