Telegrafi

Cleveland dhe Houston vazhdojnë me fitore, Oklahoma befasohet nga Knicks (Video)

Nën kampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers ka vazhduar me fitore edhe në ndeshjen e mbrëmshme.

Cavaliers kanë mposhtur skuadrën Utah Jazz me nëntë pikë diferencë 109-100.

Si gjithmonë edhe në këtë sfidë më i miri në fushë ishte LeBron James, me ‘Triple Double’, prej 29 pikëve 10 asistimeve e 11 kërcimeve.

James u ndihmua edhe nga Kevin Love që shtoi 15 pikë si dhe rezervisti Korver që shtoi 12 të tjera.

Fitore të pritur ka shënuar edhe skuadra më në formë në NBA, Houston Rockets.

‘Raketat’ kanë triumfuar përballë Milwaucke Bucks me rezultat 115-111, duke marrë fitoren e 13-të radhazi në kampionat.

Harden udhëheqi edhe në një ndeshje Houstonin drejt fitores

Gjashtë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore për Rockets, ku padyshim më i miri ishte James Harden me 31 pikë.

Paraqitje të mirë kishte edhe Chris Paul me 25 pikë, ndërsa me nga 16 sosh kontribuan Eric Gordon dhe Hilario.

Humbje befasuese ka shënuar edhe Oklahoma City Thunder që u mposhtën nga New York Knicks 111-96.

Vendasit kishin mungesën më të madhe me Kristaps Porzingis i cili nuk luajti dhe falë lojës së mençur grupore mposhtën Thunder.

Michael Beasley ishte më meritori për këtë fitore me 30 pikë ndërsa u ndihmua edhe nga Lee që shtoi 20 të tjera.

Russell Westbrook me 25 pikë dhe Paul George me 18 të tjera ishin më efikasit tek Thunder, por që në fund nuk mjaftuan këto pikë për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Charlotte – Portland 91:93

https://www.youtube.com/watch?v=P_PiS14HVsc

New York Knicks – Oklahoma City Thunder 111:96

https://www.youtube.com/watch?v=q2567ab3plg

Cleveland Cavaliers – Utah Jazz 109:100

https://www.youtube.com/watch?v=xyXQ_4yia6I

Minnesota Timberwolves – Phoenix Suns 106:108

https://www.youtube.com/watch?v=_kEoRhXVQ84

Houston Rockets – Milwauke Bucks 115:111

https://www.youtube.com/watch?v=iB8G0vZhEeA

Miami Heat – LA Clippers 90:85

San Antonio Spurs – Dallas 98:96

https://www.youtube.com/watch?v=q25PMb8363c

Memphis – Boston Celtics 93:102

https://www.youtube.com/watch?v=-eB3ieJrwqw