Telegrafi

Cleveland Cavaliers shënojnë fitore të madhe ndaj Dallas Mavericks

Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Cleveland Cavaliers dhe Dallas Mavericks kanë zhvilluar një ndeshje fantastike në Rocket Mortgage FieldHouse ku vendasit kanë marrë fitore pas vazhdimeve me rezultat të ngushtë 100:99.

Ka qenë një duel shumë i baraspeshuar që u karakterizua me mbrojtje të fortë nga të dyja skuadrat, derisa sa ishte mbrojtja e fortë tregon fakti se në vazhdimet prej pesë minutash u shënuan vetëm shtatë pikë 4:3.

Donovan Mitchell ka qenë më meritori për fitoren e Cavs në këtë takim pasi realizoi 25 pikë, katër kërcime e tre asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Darius Garland me 18 pikë, derisa Mobley shtoi 17 të tjera.

Në mungesë të yllit kryesor të skuadrës Luka Doncic, te mysafirët më efikasi ishte Kemba Walker me 32 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime. /Telegrafi/