Mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në NBA, ku befasinë më të madhe e shkaktoi Los Angeles Clippers.
Herën e fundit kur Cleveland Cavaliers kanë pësuar dy humbje rresht ishte në finalen e sezonit të kaluar kundër Golden State Warriors.
https://www.youtube.com/watch?v=48_Vm8HPRn0
Megjithatë, pas pësoi humbje kundër Milwaukee Bucks, L.A. Clippers i shkaktoi edhe një të tillë me rezultat prej 113:94, transmeton Telegrafi.
“Ne kemi luajtur dy ndeshje shumë të këqija. A do të humbni edhe njëherë? Këtë nuk e kam menduar”, tha LeBron James, i cili shënoi “vetëm” 16 pikë.
Kyrie Irving ishte basketbollisti më efikas te kampionët e NBA-së me 28 pikë ndërsa Kevin Love shtoi 16 po aq sa James, 16 pikë.
JJ Reddick me 23 pikë ishte më efikasi në radhët e Clippersave. Griffin regjistroi ‘double-double’ duke shënuar 13 pikë dhe pasur 11 asistime. Deandre Jordan kishte nëntë pikë dhe 15 kërcime.
Kjo ishte humbja e katër kundrejt 13 fitoreve sa ka Cleveland, ndërsa Clippersat regjistruan triumfin e 15 kundrejt pesë humbjeve. /Telegrafi/
Rezultatet:
Orlando 94-95 Memphis 94:95
https://www.youtube.com/watch?v=2sBNN5RAhWQ
Miami 111-110 Utah
https://www.youtube.com/watch?v=rwjWbtkLv7Q
Milwaukee 111-93 Brooklyn 11:93
https://www.youtube.com/watch?v=ILegZya5wUg
Dallas 87-97 Charlotte