Site icon Telegrafi

Cleveland Cavaliers në rënie të lirë, pëson humbjen e dhjetë

Terrance Ferguson - Getty Images

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers nuk po arrin assesi të këndellet pas largimit të LeBron Jamesit.

Kësaj radhe ‘kalorësit’ kanë pësuar humbje kundër skuadrës së Oklahoma City Thunders me rezultat 95-86.

Vetëm periudha e tretë i takoi ekipit të Cavs gjersa Citizens dominuan gjatë gjithë ndeshjes.

Paul George dhe David Nwaba (Getty Images)

Basketbollisti më efikas te humbësit ishte Collin Sexton me 15 pikë, dy më pak i realizoi J.R.Smith.

Dennis Schroder ishte më i miri te Thunders me 28 pikë gjersa u ndihmua nga Paul George me 18 sosh.

Lexo po ashtu Rezultatet dhe sekuencat e ndeshjeve të mbrëmshme në NBA

Pas kësaj, Oklahoma ka bilanc prej gjashtë fitoreve dhe katër humbjeve kurse për Cleveland ky ishte pësimi dhjetë kundrejt vetëm një fitore.

Ndryshe, Thundersat në takimin e radhës do të takohet me Houston Rockets ndërsa Cavaliers do të ballafaqohen me Chicago Bullsat. /Telegrafi/

Exit mobile version