LeBron James shënoi 35 pikë, bëri nëntë kërcime dhe dhuroi gjashtë asistime në triumfin e Cleveland Cavaliers kundër Toronto Raptors me rezultat 102-109.
Kyrie Irving shënoi 27 pikë të tjera dhe dhuroi nëntë asistime për t’ia dhënë fitoren e katërt skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore.
Në këtë mënyrë, Cavaliers që fituan titullin e NBA në sezonin e kaluar, janë kualifikuar në finale të kësaj konference.
Atje do të luajnë me fituesin e duelit ndërmjet Boston Celtics dhe Washington Wizards.
Ishte një lojë mjaft interesante dhe e ngushtë, ndërsa duhet përmendur se Raptors nuk e kishin në ekip Kyle Lowry, i cili u lëndua në ndeshjen e dyte ndërmjet këtyre skuadrave. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=miCuJC48DgU
https://www.youtube.com/watch?v=0KRTww1NlkA