Cleveland Cavaliers ka befasuar për herë të dytë radhazi skuadrën e Brooklyn Nets.
Ndeshja e parë u zhvillua para dy ditëve ku Cavaliers triumfuan pas dy vazhdimeve me 147:135.
Kur u mendua se mbrëmë do të ndodhë revanshi nga Brooklyn, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Cavaliers morën përsëri fitore, ku kësaj radhe përsëri me 12 pikë diferencë 125:113.
Collin Sexton ka vazhduar shkëlqimin edhe në këtë takim ku e përfundoi ndeshjen me 25 pikë, nëntë asistime e dy kërcime.
Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe dy qendrat Allen e Drummond me nga 19 pikë.
Ndërkohë për Brooklyn më efikasi ishte Kyrie Irving me 38 pikë e pesë asistime. /Telegrafi/
Rezultatet:
Charlotte Hornets – Chicago Bulls 110:123
Detroit Pistons – Houston Rockets 102:103
Indiana Pacers – Orlando Magic 120:118
Cleveland Cavaliers – Brooklyn Nets 125:113
Philadelphia 76ers – Boston Celtics 122:110
Toronto Raptors – Miami Heat 101:81
Minnesota Timberwolves – Atlanta Hawks 98:116
San Antonio Spurs – Dallas Mavericks 117:122
Los Angeles Clippers – Oklahoma City Thunder 120:106
Phoenix Suns – Denver Nuggets 126:130
Sacramento Kings – New York Knicks 103:94