Site icon Telegrafi

Çulev kërkon mendim nga KSHZ-ja nëse nënshkrimet e lidhur i përkasin të gjitha aktiviteve të MPB-së

Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nesër do të diskutojnë rreth kërkesës së ministrit teknik të MPB-së, Naqe Çulev i cili kërkoi mendim nëse nënshkrimet e lidhura i përkasin vetëm çështjeve të organizimit të zgjedhjeve apo në përgjithësi për të gjitha aktivitet e MPB-së.

Siç deklaroi për AIM, ministri Çulev, kërkesa është dërguar për shkak se MPB për çdo ditë ka aktivitete siç janë mbajtja e rendit dhe qetësisë, zbulim dhe procedim të veprave penale nga krimi i organizuar ndërsa me nënshkrimet e lidhura, sipas tij, ngadalësohet puna dhe ndikon në uljen e efikasitetit të MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe nga ana e Drejtorit për Siguri Publike u dërgua telegram te të gjithë udhëheqësit e njësive të MPB-së, se nevojiten nënshkrime të lidhura për aktivitet e punës dhe nga ministri Çulev edhe nga zëvendësministrja, Slavjanka Petrovska.

Anëtarët e KSHZ-së shprehen se megjithatë nuk mund të vendosin për këtë çështje dhe se me siguri do të ridërgojnë kërkesën te Komisioni kuvendar juridiko-ligjdhënës./Telegrafi/

Exit mobile version