Anglezi do të bëhet vetëm gjyqtari i dytë që merr përgjegjësinë vendimtare në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Kupës Evropiane në një sezon
Shtëpia më e madhe e sportit, UEFA ka bërë të ditur se Mark Clattenburg do të arbitroj finalen e madhe të Euro 2016, në mes Francës dhe Portugalisë të dielën.
Anglezi, një gjyqtar i rregullt i Ligës Premier, do të bëhet njeriu i dytë pas portugezit, Pedro Proença, i cili në vitin 2012 arbitroi dy finale në të njëjtin sezon.
Clattenburg gjithashtu u ngarkua me gjykimin e finales së FA Cup në mes Manchester United dhe Crystal Palace këtë sezon. /Telegrafi/