Site icon Telegrafi

Clarke Peters flet i tronditur pas vdekjes së Chadwick Boseman: Ne humbëm një aktor të shkëlqyeshëm

Clarke Peters ka shpërthyer në lot, ndërsa ka folur për kolegun e tij në “Da 5 Bloods” të hënën në “Good Morning Britain”.

Aktori, 68 vjeçar, u shfaq në një intervistë virtuale për të diskutuar vdekjen tronditëse të yllit të “Black Panther”, i cili vdiq të premten nga kanceri i zorrës së trashë.

Clarke gjithashtu tha se ‘misioni i Chadwick është kompletuar’ dhe njerëzit duhet ‘të festojnë’ për këtë aq sa të munden.

Clarke Peters (Foto: YouTube)

“Ne kemi humbur një shpirt shumë të ëmbël. Kemi humbur një aktor të shkëlqyeshëm, kemi humbur një njeri me integritet”.

“Nëse të gjithë kanë një qëllim në jetë, ai me siguri ka luajtur rolin e një heroi në shumë, shumë mënyra”, tha ai.

Lexo po ashtu Ylli i “Black Panther”, Chadwick Boseman vdes nga kanceri në moshën 43 vjeçare

Aktori zbuloi se kishte folur me Chadwick për të besuar në Zot, ai tha: “Misioni i tij është kompletuar. Ne duhet ta festojmë atë dhe të marrim prej tij sa më shumë që të mundemi”.

“Për shumicën e njerëzve me ngjyrë, ne kishim nevojë për këta heronj që nuk janë vrasës, që nuk janë grabitës, të cilët nuk janë të varur nga droga. Ky ishte brezi im”.

Clarke Peters (Foto: Instagram)

Peters pastaj me lot rrëfeu se Chadwick ishte ‘i çmuar’ duke kujtuar xhirimet për filmin “Da 5 Bloods” në 2019 në Tajlandë.

Ai nuk kishte ide se po luftonte me kancerin e zorrës së trashë.

“Ne ishim duke xhiruar në Tajlandë në të vërtetë dhe kur kthehem prapa në atë kohë, më duhet të them me pak keqardhje se ndoshta nuk isha më altruisti në atë mjedis, por mendimi prapa na mëson shumë gjëra”, shton aktori.

Clarke Peters (Foto: YouTube)

Boseman ndërkohë ka luftuar me kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2016 dhe ai vdiq ditën e premte pranë familjes së tij në Los Angeles.

Ai ka lënë pas gruan Taylor Simone Ledward, me të cilën nuk kishte fëmijë. /Telegrafi/

Chadwick Boseman (Foto: Getty Images/Guliver)
Exit mobile version