Site icon Telegrafi

Clark flet për operacionin sekret të Putinit kundër NATO-s në 99-ën dhe figurën e Thaçit në Rambuje

Gjenerali i NATO-s Wesley Clark ka treguar detaje të panjohura lidhur me sulmin e aleatëve ndaj Serbisë, lidhur me çështjen e Kosovës.

Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, Clark ka pranuar  ndër të tjera se besohet që kishte një operacion sekret nga ana e Rusisë, drejtuar nga Vladimir Putin, fakt që ky i fundit nuk e ka pranuar kurrë.

Sipas Clark plani i tyre ishte që “tre regjimente ruse vigjilente që do të vinin për përforcime për të marrë Mitrovicën, pushtuar Prishtinën. Nuk e denim”.

Pjesa nga intervista

-F.Ai ishte i rrethuar në kohën kur rusët i thanë “Ndalo tani!”. U mbajt një takim me të ku i thanë se rusët nuk të mbështesin më dhe duhet të gjesh një zgjidhje. Ç’ndodhi me ushtrinë ruse që u fut nga Bosnja në aeroportin e Prishtinës?

-K.Po, ishte një operacion sekret rus që besoj se drejtohej nga Vladimir Putini.

Ai në fakt nuk e ka pranuar kurrë publikisht këtë. Por po të kishte pasur sukses, do t’i merrte meritat.

Ai nxori nga Bosnja trupa ruse dhe tanke. Dhe pasi kishin ndaluar luftimet dhe rezoluta e Këshillit të Sigurimit autorizoi NATO-n të futej, Rusia e hodhi poshtë rezolutën dhe mori autostradën, përmes Beogradit, drejt aeroportit të Prishtinës. Në 1:00 të mëngjesit arritën në aeroport.

NATO-ja erdhi pasditen tjetër dhe pati një farë ngërçi. Por pas kësaj ishin tre regjimente ruse vigjilente që do të vinin për përforcime për të marrë Mitrovicën, pushtuar Prishtinën. Nuk e dinim.

Por e dinim ama se duhet të ishim gati, nëse ata do të vinin.

-F.Është e vërtetë që i keni dhënë urdhër Majk Xheksonit për t’i kthyer mbrapsht?

-K. Majkëll Xheksonit i thashë të mendonte për një bllokim të autostradës, por ai tha se nuk mund ta bënte. Majkëll Xheksoni ishte i rraskapitur, kishte punuar ditë e natë, ishte prekur emocionalisht dhe kishte frike se mos niste lufta e tretë botërore.

Por e vërteta është se rusët u gabuan, i rrethuam në fushën ajrore dhe përfundimisht ne duhej vetëm t’i mbanim nën kontroll dhe të ndalonim përforcimet. Përforcimet i ndaloi guximi i Bullgarisë dhe i Rumanisë.

U thanë forcave ajrore ruse jo, s’mund të kaloni mbi vendet tona.

Atë të dielë pasdite, kur inteligjenca vazhdonte të tregonte ruset duke u përgatitur për të hyrë dhe sigurisht, merreshin vendime në Rusi, komandanti im i forcave ajrore me merr në telefon dhe më thotë:

Shef, doni t’i qëllojmë ato forca ruse, nëse cenojnë hapësirën ajrore?

Ai ishte i aftë ta bënte? –Po, por ishte një çështje politike tepër e nxehtë dhe morëm Uashingtonin në telefon.

Po bëheshim gati për një telekonferencë, për të vendosur a duhet të qëllonim mbi ato forca ruse apo jo, por rusët vendosët pastaj të mos futen.

-F. Dhe problemi u zgjidh?

-K. Arsyeja që fituam pa trupa tokësore ishte fakti se unë isha më fat ta kuptoja armikun dhe e dija që armiku nuk ishte ushtria serbe, por president Milosheviçi. I duhej mbushur mendja atij që e kishte të humbur atë luftë.

Ai ka folur edhe për figurën e Hashim Thaçit dhe rolin e tij në zhvillimet e luftës në Kosovë.

Clark e ka cilësuar grupin e shqiptarëve si entuziastë e të vendosur, ndërsa u shpreh se: “Nuk mund të krijosh një shtet të ri, nëse nuk je gati të luftosh dhe të vdesësh për të”.

-F. Keni thënë se Hashim Thaçi në atë takim kishte moshën e djalit tuaj në atë kohë. Besoni se ishin shumë entuziastë për të ardhmen e vendit?

-K. Shumë entuziastë ishin, tepër të vendosur. Nuk mund të krijosh një shtet të ri, nëse nuk je gati të luftosh dhe të vdesësh për të. Në Siri në 2010, 2011, 12 a 2013… jam takuar me raste me liderët e opozitës siriane. Ata nuk futeshin ne Siri. Njerëzit luftonin brenda ne Siri, po ata nuk futeshin. U kam thënë në atë kohë…

Alija Izetbegoviçi nuk do ta kishte mbajtur kurrë të bashkuar Bosnjën, po te mos kishte qëndruar në Sarajeve. Nëse je udhëheqës politik duhet të jesh atje, ku është konflikti. S’mund të rrish në Paris, duke ngrënë kruasan e pirë kapuçino e duke u mundur të komandosh se çfarë do të ndodhë. Ata thjesht nuk shkonin, nuk rrezikonin. Si rezultat Harasadi është në pushtet.

-F. Keni pasur gjatë luftës njësi speciale brenda territorit të Jugosllavisë, brenda territorit të Kosovës?

-K. Po le të themi se po ndodhnin shumë gjëra.

-F. Thaçi me armë.

-K. Po, por nuk e di a ka luftuar vërtet. Më thonë se ka qenë më tepër si një lider politik.

– F.Pra, keni pasur njësi brenda territorit të Kosovës?

-K. Jo. Në mënyre romantike imagjinohej se kishte forca tokësore, spiunë, por jo./Opinion/

Exit mobile version