Telegrafi

Clapton anulon koncertet për shkak të sëmundjes

Getty Images

Rokeri legjendar, Eric Clapton, është detyruar që t’i anulojë dy koncerte në Los Angeles për shkak të një forme të rëndë të bronkitit.

71-vjeçari, i cili bën pjesë në listën e kitaristëve më të mirë në histori, ka thënë se i vjen keq që është detyruar t’i anulojë koncertet, por këtë e ka bërë me urdhër të mjekut.

“Si pasojë e bronkitit të rëndë dhe me këshillë të mjekut, Eric Clapton është duke i caktuar për një datë tjetër dy koncertet e kësaj fundjave në The Forum në Los Angeles”.

Një prej kitaristëve më të mirë në botë (Getty Images)

“Atij i vjen shumë keq që i ka zhgënjyer fansat, por është i vendosur t’i mbajë këto koncerte (në data tjera)”.

“Ata që i kanë biletat do t’i shfrytëzojnë të njëjtat në datat e reja ose do t’i marrin paratë nëse e kërkojnë këtë”, thuhet në një njoftim të ekipit të Clapton.

Fansat e rokerit i kanë uruar shërim të shpejtë autorit të shumë hiteve. /Telegrafi/