Site icon Telegrafi

Claire Danes dhe Hugh Dancy bëhen prindër për herë të tretë

Foto: Getty Images

Claire Danes dhe Hugh Dancy kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë.

Megjithëse është e paqartë se kur lindi foshnja, çifti u fotografuan me foshnjën rrugëve të New Yorkut të hënën.

Për daljen, aktorja e famshme kishte veshur një fustan shumëngjyrësh, ndërsa bashkëshorti i saj zgjodhi një këmishë ‘Polo’ blu të errët dhe pantallona të shkurtra.

Foto: Backgrid

Bashkë-aktorët e “Evening” janë prindër të djemve: Cyrus, dhjetëvjeçar dhe Rowan, katërvjeçar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Claire Danes

Njëri nga ta lindi në vitin 2012, gjersa tjetri fëmijë erdhi në jetë në gusht të vitit 2018.

Foto: Backgrid

Dancy dhe fituesja e “Golden Globe” janë së bashku që nga viti 2006.

Ylli i “Law & Order” i propozoi partneres së tij në vitin 2009, teksa u martuan në Francë në po atë vit. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

 

Foto: Invision/AP
Exit mobile version