Site icon Telegrafi

Ç’kujdes duhet të kemi kur marrim antibiotikë?

Disa antibiotikë (tetraciklina, fluorokinolona, disa peniciline) nuk bën të merren bashkë me qumështin, me prodhimet e qumështit, me preparatet apo barnat që përmbajnë hekur, kalcium, magnez dhe alumin (alumini dhe magnezi janë përbërës të disa barnave antacide për neutralizimin e thartirës së lukthit).

Duhet bërë një pauzë prej së paku 2 orësh midis aplikimit të tyre reciprok, transmeton Telegrafi.

Ekzistojnë shënimet që antibiotikët (ampicilina dhe tetraciklina) zvogëlojnë efektin e kontraceptivëve oralë, andaj në kohën e marrjes së këtyre antibiotikëve, si edhe 7 ditë pas përfundimit të terapisë, rekomandohet të përdoren metodat plotësuese të mbrojtjes nga shtatzënia.

Duhet shmangur sheqerin, miellin e bardhë dhe karbohidratet, lëngjet industriale të bëra nga pemët, ushqimin e fermentuar, mishin e thatë dhe pemët, kërpudhat, kikirikët, shqindin (Pistacia lentiscus).

Si ndihmë për përtëritjen florës së dëmtuar të zorrëve rekomandohet marrja e preparateve probiotike pas terapisë antibiotike.

Alkooli assesi nuk rekomandohet bashkë me antibiotikët, sepse në disa raste mund të shkaktojë mundime, vjellje, dhembje koke, madje edhe konvulsione. /Telegrafi/

Exit mobile version