Me datën 7 dhe 8 tetor, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, është mbajtur festivali i teknologjisë KosICT22.
Ky festival organizuar nga Asociacioni i Kosovës për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK), realizoi edicionin e tij të XI-të, kështu duke bërë bashkë profesionistë dhe ekspertë nga Kosova, rajoni e bota, për të mësuar më shumë nga trendet e reja të teknologjisë në botë.
Në hapjen e festivalit mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj si dhe drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu.
Kryeministri Kurti tha se është hera e dytë që merr pjesë KoICT, dhe se më e rëndësishmja e këtij festivali është se ndihmon që të rritet bashkëpunimi mes sektorit publik dhe privat në Kosovë.