Site icon Telegrafi

Çka tjetër mund të bëjë Donald Trump para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë?

Mes pritjeve që gjykatat amerikane të zgjidhin të gjitha dilemat në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, Donald Trump zëvendësoi Ministrin e Mbrojtjes dhe emëroi një të ri, i cili hapi çështjen e të drejtave dhe kompetencave të presidentit në largim.

Deri në inaugurimin zyrtar të Joe Bidenit, më 20 janar, kanë mbetur edhe pak më shumë se dy muaj, gjatë të cilave mund të ndiqnin lëvizje të tjera jo aq të parëndësishme të presidentit në fuqi, siç ishte shkarkimi i shefit të Pentagonit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu A do ta respektojë Trumpi traditën e fjalimit të humbësit të zgjedhjeve presidenciale amerikane?

Formalisht dhe ligjërisht, Trump është presidenti i Shteteve të Bashkuara deri në largimin e tij, më 20 janar, dhe ai mund të marrë të gjitha aktet dhe vendimet që mund të kishte marrë para 3 nëntorit, pra ditës së zgjedhjeve.

Ajo periudhë midis zgjedhjeve dhe ardhjes së një presidenti të ri është specifike për sa i përket legjitimitetit që presidenti ka nëse nuk zgjidhet, megjithëse kjo nuk ishte një situatë e zakonshme.

Presidenti i fundit, i tillë, ishte George W. Bush, në vitin 1992, i cili nuk u rizgjodh. Që nga ajo kohë deri më sot, të gjithë presidentët amerikanë janë “rizgjedhur, kështu që çështja e legjitimitetit nuk është ngritur.

Në atë rast, presidentët kryesisht shmangën marrjen e vendimeve shumë të rëndësishme, por “ia lanë” ato pasardhësit në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo periudhë quhet “lame dack” në anglisht dhe është e vlefshme për një periudhë në të cilën presidenti është mjaft “i dobët”, duke pasur parasysh se të gjithë e dinë se nuk do të jetë më presidenti i Shteteve të Bashkuara nga janari i vitit të ardhshëm.

Lexo po ashtu Donald Trump humbi zgjedhjet, por çka nëse ai nuk largohet nga pozita e presidentit?

Trump ndoshta do të dëshirojë të lërë një trashëgimi dhe do të përpiqet të marrë ndoshta disa vendime të rëndësishme në këtë periudhë.

Në thelb, Trump mund të marrë disa vendime të rëndësishme gjatë kësaj periudhe.

Nuk përjashtohen befasi të tjera kur bëhet fjalë për Trumpin, siç është mundësia e mos mirëpritjes së shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë dhe lënia e tij një “Zyrën Ovale”. /Telegrafi/

Exit mobile version