Site icon Telegrafi

Çka thotë për Kosovën gazetarja e arrestuar ruse?

Njëra nga dy personat rusë, të prezantuar si gazetarë e të cilët ishin ndaluar të enjten në Rahovec nga Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka treguar se është shëndoshë e mirë.

Oksana Sazonova ka kritikuar shtetin tonë dhe ka falënderuar shtetin e saj për përkrahje.

Lexo po ashtu Gazetarët rusë hynë ilegalisht në Kosovë, arrestohen
Lexo po ashtu Ky ishte misioni i gazetarëve rusë të arrestuar në Kosovë! (Foto)
Lexo po ashtu Arrestimi i dy gazetarëve në Kosovë, Moska kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre
Lexo po ashtu Gazetarëve që e cilësuan Kosovën si pjesë të Serbisë u ndalohet për pesë vite hyrja në Kosovë

“Ne jemi mirë dhe po shkojmë drejt Serbisë Qendrore. Faleminderit miqve të dashur për përkrahje!!!

Faleminderit qeverisë ruse që është përfshirë me kohë, dhe më pas ata poshtë kanë qenë korrekt ndaj nesh.

Imagjinojeni, arrestojnë gazetarët në vendin që duket se po e mbron e gjithë bota (UN, NATO, Euleks, dhe çdo gjë), dhe asgjë nuk po i intereson.

Por, do të bëhet më mirë! Krimea është Rusi – Kosova është Serbi!”, ka shkruar ajo.”

Kujtojmë se Sazanova dhe kolegu i saj nuk kanë pasur vizë të Kosovës, si dhe nuk e kishin as vulën hyrëse e cila vendoset nga autoritetet tona policore në pikëkalimet kufitare. /Klan Kosova/

Exit mobile version