Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar aksionin e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, për arrestimin e ish-deputetit Azem Syla, i dyshuar për korrupsion dhe shpronësim të pronave.
Veseli ka thënë se para ligjit të gjithë janë të barabartë dhe se gjykatësit e prokurorët duhet ta bëjnë punën e tyre.
“Jemi përcaktuar për shtet ligjor, t’i japim mbështetje të fuqishme përpjekjeve për të vënë shtet ligjor. Prokuroria dhe gjyqësia ta kryejnë punën në mënyrë të pavarur, dhe në të njëjtën kohë të presim epilogun e vendimeve të tyre. Sido që të jetë të gjithë do të jemi të barabartë para ligjit”, ka thënë Veseli për Klan Kosovën.