Muhammad Ali, i cili ka ndërruar emrin nga Cassius Clay, që sot mbylli sytë dhe u nda nga jeta, ka qenë sinonim i boksit për shumë vite dhe si i tillë ka pasur shumë fjalë dhe njerëz pranë tij.
Ai është karakterizuar si natyrë e zëshme dhe që nuk ka nguruar të flet, që në shumë raste edhe ka provokuar, transmeton Koha.
Por çka thanë të tjerët për të, ata që i qëndruar afër për një kohë të gjatë:
“Gjithmonë jam ndjerë si Zoti e ka bërë Muhammadin të veçantë, por unë nuk e di pse Zoti më zgjodhi mua për të bërë këtë fëmijë”, ka thënë nëna e tij Odessa Grady Clay, duke vazhduar “kur ishte fëmijë kurrë nuk rrinte ulur. Ai ka ecur, ka folur dhe ka bërë gjithçka para kohës së tij. Mendja e tij ishte sikur era e marsit që përshkon çdo rrugë”.
Vëllai i tij, Rahman Ali, ka treguar për një moment mjaft interesant, “Ai më tha që ta gjuaj me gurë. Mendova se është çmendur, por ai qëndroi duarkryq dhe shmangu çdo gurë… Nuk munda ta godasë asnjëherë”.
Trajneri i tij legjendar, Angelo Dundee ka folur për Muhammadin që ka njohur edhe para e pas meçeve.
“Në jetë private, shumicën e kohës ai ka qenë i qetë dhe i zhytur në menime. Por, ai diti si ta promovojë veten. Zot, ai diti ta bëj atë. Është vetëm një Cassius Clay”.
“Të gjithë në Britani urrejnë guximin e tij të përgjakshëm”, ka thënë Henry Cooper, që në vitin 1963 mundi Aliun.
“Ai po heq dorë nga miliona dollarë për të bërë atë që ndërgjegja e tij i thotë ta bëjë”, ka thënë lideri i drejtave të njerit Martin Luther King Jr.
Deklarata që është konsideruar ndër më të fuqishmet në drejtim të Muhammad Ali, ka qenë ajo e kundërshtarit të tij historik, Joe Frazier.
“E godita me grushtat që do të rrëzonin muret e një qyteti. Zot, Zot, ai është një kampion i madh”, ka thënë Fraizer pas “Thrilla in Manila”, ku fitoi Ali.
Deklarata e fundit e përzgjedhur vjen sërish nga njëri prej kundërshtarëve të tij më të fortë, George Foreman.
“Unë nuk e quaj atë bokseri më i mirë i të gjitha kohërave, por ai është qenie më e madhe njerëzore që kam takuar ndonjëherë”.