Site icon Telegrafi

Çka do të thotë lëvizja e fuqishme e Michael Kors për Versacen – dhe botën e modës?

Versace: Epitoma e klasit italian e themeluar nga një dinasti e famshme me reputacion që s’do fare përshkrim.
Michael Kors: një brend amerikan mjaft familjar, që u bë i njohur kryesisht për çantat me çmim të arsyeshëm.

Në shikim të parë, duket se kanë pak gjëra të përabhskëta.

Por, tani Michael Kors vendosi që të ndryshojë të ardhmen e vet duke u futur në rrugën e bërjes së një konglomerati, të titulluar Capri Holdings, e fuqia e parë e vërtetë ka qenë blerja e brendit më fortë.

Versace tash qëndron nën ombrellën e Capri Holdings.

Shumë disenjatorë të modës hpreshën befasinë me këtë lëvizje.

Pasi bleu Jimy Choo në vitin 2017 për 1.2 miliardë, CEO i Michael Kors, John D. Idol, e bëri të qartë se po bjen një tjetër blerje e madhe dhe ajo ishte blerja e Versace për hiç më pak se 2.1 miliardë dollarë.

Donatella Versace e di se brendi i saj ka qasje unike.

Por, cila është e ardhmja për kolegët e rinjt ë saj dhe si do ët punojnë suksesshëm në një bashkëpunim që do të jetë fitimprurës për të dyja palët?

Versace ka thënë se pasioni i saj është më i madh se kurrë, e pritet që të mbeten po aq kreativë në koleksione, nëse jo edhe më shumë.

Capri Holdings është zotuar se do të ndërtojë momentum të ri më të fuqishëm për Versace. Ka premtuar zgjerimin e akcesorëve dhe këpucëve për 35 për qind dhe rritjen 60 për qind të të ardhurave.

Do të hapen 100 dyqane të reja të Versace në SHBA, Evropë dhe Azi, nga një dyqan në seclin aeroport dhe të tjera.

Giorgio Armani, Dolce & Gabbana dhe Salvatore Ferragamo ende drejtojnë kompanitë e tyre familjare, e në Londër, Erdem është shembull tjetër i një disenjatori të pavarur. Por, kush e di cila do të jetë kompania e ardhshme të cilën e ka në sy Capri Holdings.

Do të mbetet të shihet ndikimi i Capri Holdings në forcimin e Versace, pasi qysh në ditën e parë të marrëveshjes aksionet e këtij brendi pësuan rënie për 8 për qind.

Versace është në gjendje ta bëjë Capri Holdings të shkëlqejë, por vetëm nëse mbahet stili ikonik dhe i pagabueshëm i kreacioneve të këtij brendi – siç edhe potencoi vet Donatella Versace. /Telegrafi/

Exit mobile version