Telegrafi

Çka do të punojë tani Ivanka Trump: Nga kthimi në kompaninë e babait deri tek reality show si Kardashianët

E punësuar në Shtëpinë e Bardhë, ku punon si këshilltare e presidentit, dmth babait të saj, Donald Trump, Ivanka Trump tani do të duhet të gjejë një punë të re, sipas theguardian.

Para punës së saj aktuale, ajo mbikëqyri zhvillimin dhe blerjet e kompanisë së pasurive të patundshme të babait të saj, “Trump Organisation” dhe kishte një linjë mode.

Ajo gjithashtu u shfaq si gjykatëse në bordin e drejtorëve në reality show të Trumpin, “Apprentice”, transmeton Telegrafi.

Por roli i saj në Shtëpinë e Bardhë dhe fakti që praktikisht e gjithë historia e saj profesionale lidhet me babanë e saj, ngre pyetjen: Çfarë do të bëjë ajo tani?

Edhe pse Ivanka ndoshta mund të kthehet në organizatën e babait, mund të ndjek një karrierë tjetër.

Zyra e Prokurorit të Rrethit Manhattan po heton kthimet e taksave të Trumpit në një “hetim kompleks financiar” dhe kjo mund ta detyrojë Ivankën që të mos kthehet në atë kompani.

 

Megjithatë, ka zëra që pretendojnë se Ivanka Trumpin e presin disa mundësi biznesi.

Revista OK shkruan se familja Trump mori “shumë oferta për shou televiziv” para se të mbaronin zgjedhjet presidenciale amerikane – veçanërisht kërkohej Ivanka. /Telegrafi/