Telegrafi

Çka do të ndodh me Dafina Zeqirin në Instagram?

Të martën, me datë 29 tetor, duke filluar nga ora 19:00, Dafina Zeqiri do të zbulojë një befasi të madhe për fansat e saj, por jo në faqen e saj në instagram, por në atë të @Gjirafa50.

Këngëtarja e famshme kosovare, për një orë do të ketë një bashkëbisedim me fansat e saj në ‘instagramlive video’, ku do të përgjigjet në pyetjet e tyre përmes instagramit të @Gjirafa50.

Përpos bashkëbisedimit të afërt, për fansa do të ketë edhe dhurata të personalizuara. Por, befasia kryesore do të zbulohet nga Dafina gjatë ngjarjes.

Prandaj, për të mësuar më shumë,ndiqeni faqen @Gjirafa50 në instagram, rrini gati, dhe mos lejoni të ju ik kjo ngjarje.