Së fundi ekspertët britanikë kanë bërë të ditur se ekzistojnë disa ushqime të cilat luajnë rol të mahnitshëm në mbrojtjen e shëndetit të trurit.
Ata kanë zbuluar se disa ushqime të cilat janë të mira për shëndetin e zemrës, janë gjithashtu të mira edhe për shëndetin e mendjes, transmeton Telegrafi.
Duke ngrënë një kombinim të llojeve të ndryshme të ushqimeve, njerëzit mund të presin përfitime shëndetësore në periudhë afatgjate.
Në mesin e këshillave se çfarë të përfshini në pjatën tuaj, shkencëtarët britanikë rekomandojnë që kryesisht ta kufizoni sasinë e kripës, verës, kafeinës dhe çokollatës.
Përderisa nuk ka ndonjë përbërës të vetëm magjik që e përmirëson shëndetin e trurit, ushqimet më të mira dhe më të këqija janë të përfshira më poshtë:
Inkurajohet t’i konsumoni:
- Perimet e freskëta (në veçanti ato të gjelbrat)
- Yndyrat e shëndetshme (sikur ato me vaj ekstra ulliri)
- Arrat
- Ushqimin e detit
Gjithashtu përfshini:
- Pemët (në veçanti boronicat)
- Produktet e bulmetit me pak yndyrë, si jogurti
- Drithërat
USHQIMET QË DUHET KUFIZUAR
- Ushqimet e fërguara
- Ëmbëlsirat
- Ushqimet e përpunuara
- Mishin e kuq
- Kripën
/Telegrafi/