Site icon Telegrafi

Çka do të bllokojë ‘Revolucioni Laraman’ sot në ora 12:00?

Protestuesit nga “Revolucioni Laraman” sot në ora 12:00, do të bllokojnë disa udhëkryqe në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ky është një bllokim për drejtësi dhe liri. Kjo bllokadë është kundër vendimit për falje për kriminelët. Kjo bllokadë është për të ngritur zërin qytetar që të depërtojë më thellë në sistemin i cili është okupuar nga regjimi. Lusim qytetarët për durim dhe mbështetje! Nëse ballafaqoheni me bllokadën, aktivizohuni, fishkëlloni për mbështetje, fishkëlloni për veten dhe për Maqedoni të lirë”- thuhet në njoftimin e tyre në Facebook në faqen “Revolucioni Laraman”.

Kjo është dita e 49-të e protestës, me forma të ndryshme të protestuesve kërkojnë të tërhiqet plotësisht vendimi për faljen e politikanëve dhe ata të përgjigjen. /Telegrafi/

Exit mobile version