Me kërkesë te agjensioneve të marketingut, Valicon Kosova ka realizuar një hulumtim mbi mënyrën si kosovarët konsumojnë media – televizion, radio, dhe reklamat outdoor.
Ky raport unik ofron njohuri të vlefshme për kompanitë dhe agjencitë që dëshirojnë të kuptojnë audiencat e tyre dhe të përmirësojnë rezultatet e strategjive të marketingut dhe komunikimit.
Çfarë tregon hulumtimi?
Hulumtimi nxjerr në pah preferencat dhe sjelljet e audiencës në Kosovë, duke përfshirë:
Shikueshmërinë e televizioneve – analiza të detajuara të orareve dhe përmbajtjeve më të shikuara (TV ratings).
Dëgjueshmërinë e radiove – cilat stacione dëgjohen.
Reklamat Outdoor – reklamat jashtë shtëpisë.
Pse është i rëndësishëm ky raport?
Në një kohë kur mediat digjitale po transformojnë komunikimin, ky hulumtim është një mjet i domosdoshëm për bizneset që dëshirojnë të qëndrojnë përpara konkurrencës.
Të dhënat e përfshira ndihmojnë në:
– Përcaktimin e kanaleve mediatike që ofrojnë rezultatet më të mira.
– Hartimin e përmbajtjeve që i flasin drejtpërdrejt konsumatorëve.
– Optimizimin e buxheteve të marketingut me bazë të dhëna konkrete.
Siç shprehet Ardiana Makolli nga Valicon Kosova: “Ky raport ofron njohuri të sakta dhe të detajuara që ndihmojnë bizneset të ndërtojnë strategji efektive dhe të përshtatura për audiencat e tyre. Vendimet e bazuara në të dhëna janë investimi më i mençur për sukses afatgjatë.”
E ardhmja e hulumtimeve mediatike
Ky projekt nuk përfundon këtu! Valicon Kosova do të vazhdojë matjet edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke ofruar përditësime të vazhdueshme për preferencat dhe sjelljet e konsumatorëve.
Raporti që çdokush duhet ta ketë
Jeni një televizion, një stacion radio, një agjenci marketingu, apo një kompani që kërkon të përmirësojë fushatat e saj?
Ky raport është mjeti që ju nevojitet për të marrë vendime të qëndrueshme dhe të informuara.
Kontaktoni tani!
Për më shumë informacion mbi raportin ose për të bashkëpunuar, kontaktoni në info.ks@valicon.com ose kontaktoni 045-462-568.
Mos humbisni mundësinë për të bërë një hap të madh drejt suksesit me të dhëna të sakta dhe të besueshme!