Gjashtë ditë më parë i ftoi mediat për tu dhënë një lajm ekskluziv midis sheshit “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Por këtu deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, nuk është se tha diçka të padëgjuar kur foli për fisin “Kalashët” që jetojnë në mes të Afganistanit dhe Pakistanit, e që thuhet se janë pasardhës të ilirëve.
Kjo deklaratë e tij nga petku politik e në mes të sheshit, u përcoll me batuta ne rrjetet sociale.
Ndërsa, për mënyrën se si u plasua ky lajm në publik e pa me humor edhe një komediani bashkëvendës i Salihajt.
Ani pse beson në atë që e tha Salihaj mbi Kalashët, Heset Maliqi i njohur me nofkën “Quza” thotë se e thënë në këtë mënyrë tingëllon qesharake.
Edhe bashkëqytetarët e deputetit Salihaj thonë se mënyra dhe momenti, kur kjo teoria u shfaq në media është jo serioze.