Site icon Telegrafi

Çka po i shtyn kosovarët të braktisin fëmijët?

Foto: Ilustrim

“Me ditë në shpi më prejnë. Nuk muj me marr fëminë, s’kam ku me çu”, thotë Mevludja, të cilësi mbushen sytë me lot, kur kujton fjalët e një 16-vjeçareje, e cila kishte braktisur foshnjën e saj.

Nëna e re sapo kishte parë fëmijën që ka sjellë në jetë, ndërsa në vend të përqafimit po mendonte si të largohej nga ai.

Familja e vajzës nuk do ta pranonte, ndërsa i ati i fëmijës as që ishte dukur afër spitalit të lindjes.

Mevlude Bajra, punëtore sociale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka parë me qindra raste të tilla.

Nëna që refuzojnë ta marrin afër vetës fëmijën e posalindur, e gra të martuara që braktisin të posalindurit vetëm se babai i fëmijës nuk është burri me të cilin janë kurorëzuar.

Gjate tri viteve të fundit sipas statistikave të QKUK-së, janë 102 raste të refuzimit të fëmijëve nga prindërit. Por në 51 prej këtyre rasteve njëri nga prindërit ose të dy i kanë rënë pishman.

“Ka raste kur prindërit kthehen pas 10 vitesh dhe e kërkojnë fëmijën e tyre”, tregon Bjara.

Por, lindjet e prakohëshme dhe ato jashtëmartesore nuk duket të jenë arsyet kryesore të braktisjes së foshnjeve.

Gjendja e rëndë socio-ekonomike e familjeve sipas të dhënave është ndër shkaqet kryesore.

Doktor Halil Kelmendi, Shef i repartit të Lehonisë ka thënë se, papunësia është primare që shumë nëna heqin dorë nga fëmija i posalindur, pasi që kur janë të punësuar mund ta rrisin fëmijën, ndërsa në të kundërtën i braktisin.

Kelmendi ka theksuar se është shumë e vështirë ta fajsojme vetëm njërën palë të prindërve që i braktisin fëmijët. Aq më pak nënat që sips tij me zemër të thyer i lënë fëmëijët.

Këto gra sipas doktorit dhe sociologëve nuk kanë përkrahje fillimisht të familjes e më pas shtetërore.

Pasojat e braktisjes së fëmijëve

Ndërkaq, braktisja e fëmijëve, nga Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve po konsiderohet si një fenonem tejet i rëndë.

Thonë se braktisja mund të ketë pasoja afatgjata e të parikuperueshme për foshnjet e fëmijët të cilët rriten nëpër institucione, larg një mjedisi të ngrohtë familjar, shkruan Gazeta Fjala.

Sips KOMF, shkaqet që kjo dukuri ndodhë po dalin të jenë shtatzanitë e padëshiruara apo të paplanifikuara, mungesa e planifikimit familjar adekuat, dhe kushtet ekonomike veçanërisht ato të vajzave apo grave.

Edhe Ferdi Kamberi, sociolog, tregon se paojat e mos pranimit të fëmijëve nga prindërit në lindje janë të mëdha në të ardhmen.

Sipas tij, pasi që të braktiset fëmija, raportet fëmijë-prindër mund të shndërrohen në urrejtje në të ardhmen sidomos nga ana e fëmijëve të cilët mund ti akuzojnë prindërit e tyre për braktisje, madje edhe ti denojnë sipas ligjeve në fuqi.

Kodi Penal i Kosovës parasheh se prindërit që braktisin fëmijët mund të dënohen prej gjashtë muajve e deri në tre vjet burgim. /Gazeta Fjala/

 

 

Exit mobile version