Në fund të vitit 2016, filluan punimet për projektin për rivitalizimin e Urës së Ibrit, projekt i dalë nga marrëveshjet e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Ndërsa komuna e Mitrovicës Veriore, angazhoi një kompani e cila filloi ndërtimin e një muri ndarës me pjesën jugore të Mitrovicës, në dhjetor të viti të kaluar.
Fillimisht zyrtarë serb dhe ata të BE-së, në lidhje me këtë muri thanë që është pjesë e projektit për rivitalizimit e Urës së Ibrit, përderisa qeveritarët kosovarë u zotuan për rrënimin e tij.
Në fakt, nga Bashkimi Evropian patën thënë që ky nuk do të jetë mur por shkallë që do të mundësojë lëvizjen e qytetarëve nga njëra anë në tjetrën.
Si përfundim muri ilegal, i cili nxiti mjaft debate, qëndroi për pothuajse dy muaj, derisa u arrit një marrëveshje për rrënimin e tij me komunën e Mitrovicës Veriore.
Projekti për rivitalizimin e Urës së Ibrit, i financuar nga BE-ja, është thënë se do të përfundoj në qershor, ndërsa në pjesën ku qëndroi muri ilegal, ende nuk kanë filluar punimet. /Klan Kosova/