Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.
Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.
Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”
I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kapitulli i shtatë: Respektimi i të drejtave intelektuale
Ky kapitull i skriningut mes BE-së dhe Maqedonisë do të thotë rishikim dhe harmonizim të ligjeve të vendeve që pretendojnë anëtarësimin, për respektim të të drejtave intelektuale dhe të drejtave tjera (të drejtat e autorit mbi të gjitha).
Mbrojtja e të dhënave të kompanive, të drejtat e programeve kompjuterike, të drejtat topografike dhe gjeodezike, të drejtat televizive, të drejtat satelitore dhe të drejtat për kalimin e kabllove nëpërmjet dy shteteve anëtare.
Tek të drejtat industriale, BE parasheh mbrojtje kolektive të brendeve dhe dizajneve.
Zbulimet bio-teknike, të drejtat farmaceutike dhe mbrojtja e të drejtave të të mbjellave në bujqësi gjithashtu janë të mbrojtura në BE, ndërsa në Maqedoni të njetat do të mbrohen me ligje dhe rregulla të njesuara me BE-në dhe shtetet anëtare.
Mekanizmat mbrojtës për të gjithë të drejtat intelektuale dhe të drejtat e tjera në punë do të sigurohen nga Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian.
Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli. /Telegrafi/