Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.
Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.
Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”
I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kapitulli i pestë: Konkurrimi publik
Ky kapitull përmban rregulla dhe principe të transparencës, barazisë gjatë trajtimit, konkurrim të lirë dhe pa diskriminim. Rregullat specifike të BE-së parashohin që të koordinohen kontratat afatgjata dhe afatshkurtëra për procesin e tenderimit.
Vendosja e procedurave gjatë punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta dhe të financuara nga shteti duhet të jetë universale në të gjithë institucionet e vendit pa përjashtim.
Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli. /Telegrafi/