Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.
Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.
Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”
I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kapitulli i katërt: Lëvizja dhe tregtia e lirë e kapitalit të qytetarëve
Shtetet anëtare duhet që të largojnë apo harmonizojnë ligjet e tyre në momentin e integrimit në BE, në lidhje me lëvizjen e qytetarëve dhe kapitalit të tyre. Skriningu në këtë kapitull përfshin sigurinë e qarkullimit të kapitalit dhe pagesave për kapitalin e qytetarëve. Njejtë si shit-blerja e lirë, edhe lufta kundër pastrimit të parave duhet të jetë e njejtë dhe e përbashkët mes vendeve anëtare. Financimi i terrorizmit gjithashtu duhet të hetohet brenda kufijve të BE-së. Krimi financiar dhe korrupsioni janë sfida më të rënda të shteteve anëtare të BE-së. Sistemi ligjor në vend është shumë i nevojshëm për të kaluar këtë kapitull.
Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli. /Telegrafi/