Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.
Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.
Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”
I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kapitulli i dytë: Lëvizja e lirë për punëtorët
Ky kapitull i qartëson të drejtat e punës për të gjithë njerëzit e aftë për punë që të punojnë në shtete të ndryshme që veçse janë anëtarë. Punëtorët duhet që patjetër të trajtohen njejtë në të gjithë shtetet e Bashkimit Evropian, sikur të jenë shtetas të atij vendi ku punojnë.
Punëtorët në shtetet tjera anëtare të BE-së janë të barabartë para ligjeve të BE-së për marrëdhënie pune, para taksave dhe para kushteve gjenerale për punë.
Sigurimi shëndetësor dhe pensional vlerësohen njejtë në të gjithë shtetet e BE-së, pa përjashtim.
Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli. /Telegrafi/