Site icon Telegrafi

Çka përmban kapitulli i 18-të i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.
Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.

Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”

I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë

Kapitulli 18: Statistikat shtetërore
Ky kapitull përfshin ndryshimet në institucionet shtetërore që furnizojnë Entin shtetëror për statistika me informacione dhe detaje për veprimet dhe sjelljet e qytetarëve.

Kapitulli përfshin metodologjinë, klasifikimin dhe procedurat se si mblidhen, përpunohen dhe prezentohen informatat.

Ekonomia, gjendja sociale, çmimet, demografia dhe statistikat tjera prej momentit të ndryshimit të ligjeve dhe rregullave në Maqedoni do të bëhen sipas mënyrës së shteteve anëtare në BE.

Sipas këtij kapitulli institucionet e Maqedonisë dhe BE-së do të punojnë vetëm në metodologjinë e punës, që nënkuptohet se nuk do të ketë ndryshime të mëdha të ligjeve.

Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli. /Telegrafi/

Exit mobile version