Telegrafi

Çka përmban kapitulli i 14-të i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.
Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.

Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”

I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë

Kapitulli i 14-të: Transporti në BE
Ligjet e BE-së për transport janë shumë strikte dhe të gjithë duhet të harmonizohen edhe në ligjet e Maqedonisë, si shtet që mëton anëtarësim në BE. Siguria, efikasiteti dhe mbrojtja e ambientit janë pjesë e këtij kapitulli që duhet të harmonizohet me ligjet e BE-së. Transporti rrugor, hekurudhor, ujor, ajëror dhe transportet e kombinuara duhet të jenë të sistematizuara sipas ligjeve të reja. Siguria teknike do të rregullohet sipas dënimeve të vendosura nëpër çdo shtet të BE-së.

Liberalizimi i tregut të transportit të çfarëdo lloji duhet të jetë i siguruar me ligj ku rreptësisht ndalohet monopolizimi.

Këto rregulla do të vlejnë për transportin brenda dhe jashtë vendit.

Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli. /Telegrafi/