Alban Skenderaj ka provuar ushqimin e përgatitur nga duart e të fejuarës, Miriam Cani.
Këngëtarja duket se e ka lenë për pak kohë pas dore muzikën dhe i është përkushtuar totalisht familjes së saj.
Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, Miriami e shohim teksa gatuan gjithë dashuri për të dashurit e saj, transmeton Telegrafi.
“Makarona të bërë në shtëpi, ushqimi më i shijshëm. Më pëlqen shumë të gatuaj”, shkruan Miriami përbri fotografisë së publikuar në Instagram.
Kujtojmë se Albani dhe Miriami tashmë janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Ameli. /Telegrafi/