Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar sot togerin Ylli Dalladaku i cili ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane, “Ranger Course”.
Mehaj në një postim në Facebook shkruan se kursi “Ranger” përfshin tre faza; lidershipi në taktikë, në terren malor dhe terren moçalor, të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit progresiv duke filluar nga njohuritë bazike te ato më të sofistikuar.
“Në mesin e 250 ushtarakëve aplikant, oficeri i FSK-së, Toger Ylli Dalladaku, ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane ‘Ranger Course’.
Kursi ‘Ranger’ përfshin tre faza; lidershipi në taktikë, në terren malor dhe terren moçalor, të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit progresiv duke filluar nga njohuritë bazike te ato më të sofistikuar.
Paraprakisht, oficeri i FSK-së ka diplomuar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë.
Toger Dalladaku do të vazhdoj shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku do të transmetoj njohuritë e fituara nga ky kurs tek pjesëtarët e FSK-së”, shkruan Mehaj. /Telegrafi/