Telegrafi

Çka ofron programi i ushqimit në “Prishtina Gastronomy Festival”?

Ju njoftuam me programin muzikor, e ju njoftuam për daljen e biletave në shitje. Tani është koha që të prezantojmë programin për pjesën më të këndshme të festivalit, atë të ushqimit.

Motoja Bukë e kripë e zemërbardhë i përkon plotësisht asaj që ofron festivali, por jo vetëm, sepse në programin e ushqimit të “Prishtina Gastronomy Festival” do të ketë shumë e shumë ushqime nga llojet më të ndryshme. Sigurisht, buka dhe kripa do të jenë pjesë e tavolinës suaj, por flija, pitet, qebapët, mishi i skarës, pjekurinat, bakllavatë, ëmbëlsirat, çokollatat, e panumërt ushqimesh të tjera tradicionale e ndërkombëtare, do të mund t’i shijoni nga data 21 deri me 31 korrik në Festivalin e Gastronomisë.

Çdo ditë gjatë këtyre datave, në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00 do të fillojnë klasat e gatimit nga ato tradicionale si vlonjate, tironëse, strugiane, pejane, e tek ato ndërkombëtare si turke e italiane. Po ashtu do të ketë punëtori të koktejeve, teknikave për prerjen-pjekjen e mishit, degustime e verërave, përgatitje të bakllavasë, e shumë të tjera. Pastaj, nga ora 20:00 do të ketë muzikë nga këngëtar e DJ të mirënjohur.

Hapja zyrtare e festivalit do të bëhet nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me datë 21 korrik nga ora 19:45. Kjo natë e festivalit do të jetë argëtuese nën tingujt e muzikës së Raif Hyseni dhe Merita Halili. E të tjerat i gjeni plotësisht në faqen zyrtare të Prishtina Gastronomy Festival në Facebook dhe Instagram.

Ushqimi, muzika, kultura, e tradita shqiptare do të mbizotëroj gjatë tërë festivalit, e atmosfera nuk do të mungojë në asnjë moment.

Takohemi në sheshin “Adem Jashari”, nga data 21 deri me 31 korrik 2022, çdo ditë nga ora 17:00.

Linku për bileta: https://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=1469&fbclid=IwAR2yEBdQNCT1SqOz5OEN93zIcVyEh1sZh7dv4azWTP_hq3C5RcxnVUb2UIc