Site icon Telegrafi

Çka ndodhi sot me Rugovën, Haraqijajn e të tjerët? (Video)

I biri i ish- presidentit Ibrahim Rugova, Uka, edhe zyrtarisht është i dyshuar për krim të organizuar.

Prokuroria ka gjetur fakte për të ngritur aktakuzë ndaj tij, ish-ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit, Astrit Haraqija, dhe 18 personave të tjerë për kontrabandim të imigrantëve, raporton KTV.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, secilin prej njëzetë të pandehurve e akuzon për veprën e krimit të organizuar në lidhje me veprën e kontrabandimit me imigrantë, duke u bazuar në nenet 170 dhe 283 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, veprat penale për të cilët pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011-2014 kanë të bëjnë me shitjen e Vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme.

Kohavisioni ka kontaktuar avokatin e Ukë Rugovës, Nexhat Shabanin, por ai nuk ka dashur të flasë, duke theksuar se nuk ka autorizim nga klienti që të flasë për media, lidhur me rastin.

Në 5 shkurt të 2014-s, EULEX-i kishte bastisur dhjetëra lokacione duke përfshirë edhe rezidencën e Ibrahim Rugovës.

Exit mobile version