Site icon Telegrafi

Çka ndodh nëse Trump nuk e pranon humbjen?

Donald Trump pati deklaruar se do të kundërshtonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Nëse përpjekjet e tij për ta bërë këtë janë të pasuksesshme, presioni mbi të për të pranuar publikisht humbjen do të rritet.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, telefonata nga një kandidat humbës tek fituesi është një traditë e respektuar e politikës amerikane.

Sidoqoftë, nuk është aspak e detyrueshme.

Derisa Trump nuk ka pse të pranojë fitoren apo edhe të marrë pjesë në inaugurimin e Biden, ai ka disa detyrime ligjore. Ai duhet të autorizojë administratën e tij për të bërë përgatitjet logjisitike në mënyrë që ta marr punën përsipër ekipi i Biden. Sipas zyrtarëve të Trump, presidenti tashmë e ka bërë një gjë të tillë.

Është e shkruar në Kushtetutën e SHBA-së që mandati i ri i zyrës të fillojë më 20 janar në mesditë. Kështu që inaugurimi i Joe Biden dhe i Kamala Harris më 20 janar të vitit 2021, mund të bëhet edhe nëse Trump refuzon të paraqitet. /Telegrafi/

Exit mobile version