Mbi 66 milionë njerëz tashmë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Por, çka nëse dikush përpiqet të votojë dy herë?
Washington Post raportoi një rast të rrallë, kur , 67 vjeçari Richardson Carter Bell, i cili votoi herët në zyrën e gjendjes civile të Nelson County më 4 nëntor të vitit 2023.
Më pas, në ditën e zgjedhjeve, ai hyri sërish në radhë në qendrën lokale të votimit.
Ata e kuptuan shpejt se ai tashmë kishte votuar dhe e larguan atë, shkruan bbc.
“Unë po ngatërrohesha [me ta] për të parë nëse do të më lejonin të votoja përsëri”, tha Bell.
Të hënën ai u shpall i pafajshëm, pasi gjyqi i besoi pretendimeve të votuesit se po tentonte sistemin zgjedhor.
Votimi i paligjshëm është, në fakt, mjaft i rrallë në SHBA, pasi ka masa për verifikimin e votuesve.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor (e martë). /Telegrafi/