Telegrafi

Çka ndodh me Armando Dukën kur e sheh live Marina Vjollcën? (Foto)

Në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News24”, presidenti i FSHF-së Armand Duka ka zbuluar disa të pathëna deri më tani.

Mes tjerash ka folur edhe për drejtuesit e emisioneve sportive, opinionistët po ashtu edhe te komentatorët më të njohur.

“Kur shoh këtë emision sportiv, nuk e shoh fare mashkullin, Marina është aq e bukur sa…”, ka thënë mes tjerash Duka, duke mos e zgjatur më tej.

Këtë tij të fundit nuk i pëlqen komentimi i ndeshjeve që bëhet prej Dritan Shakahoxhës, duke thënë se “Bërrtet shumë. Po ta dëgjosh nga larg, duket sikur po bëhet lojë e bukur, por nga afër nuk ka ndonjë gjë. Kur kthen kurrizin dhe e dëgjon, thua se çfarë po ndodh, shiko lojën, është e shëmtuar”.